Autobiografia e shumëpritur e Britney Spears së shpejti mund të publikohet pasi raportet thonë se procesi i shkrimit ka përfunduar dhe data e publikimit po shqyrtohet, raportoi të dielën “The Mirror”.
Këngëtarja 41-vjeçare e popit ka shkruar kujtimet e saj përgjatë dy vjetëve të fundit.
Ylli i popit ka qenë në qendër të vëmendjes që kur ka qenë adoleshente, duke arritur në krye të top-listave me këngën e saj debutuese “Baby One More Time”, kur ajo ishte vetëm 16-vjeçare.
Në vitet që pasuan, Britney ka kaluar nëpër ulje, ngritje, martesa, divorce e të tjera, teksa tani raportohet se ka përfunduar duke e vënë jetën e saj në letër.
Britney thuhet se ka shkruar autobiografinë e saj me ndihmën e gazetarit të revistës “Time”, Sam Lansky dhe se do të publikohet këtë vjeshtë.
Burimet i kanë thënë “The Sun” se libri do të mbulojë momentet e saj më të cenueshme, duke përfshirë marrëdhënien e saj me Justin Timberlake dhe momentin kur ajo rruajti flokët.
Edhe
Libri i ri për Britney Spears pritet të tregojë në detaje jetën e saj të trazuar
“Do të detajojë gjithashtu se si ajo gjeti lumturinë me bashkëshortin e saj, aktorin Sam Asghari”.
Për 13 vitet e mëparshme, çështjet e saj financiare dhe personale ishin kontrolluar nga babai i saj, Jamie Spears, 70 vjeç.