Pop këngëtarja 40-vjeçare, Britney Spears, e cila së fundmi e fitoi kontrollin e plotë të pasurisë së saj pas largimit të të atit, James Spears, nga roli i kujdestarit ligjorë, tani më nuk e ndjekë motrën e saj në rrjetet sociale.
Derisa ylli i hitit “Toxic” i ndjekë gjithsej 46 persona në Instagram, përfshirë këtu të fejuarin Sam Asghari dhe mikeshën e saj të afërt, Paris Hilton, ajo duket se e ka larguar nga kjo listë motrën e saj të vogël, Jamie-Lynn Spears, ani pse kjo e fundit vazhdon ta ketë Britneyn në listën e ndjekësve.
“Britney ndihet e braktisur dhe tradhtuar nga motra e saj Jamie-Lynn në betejën më të vështirë të jetës së saj. Për një kohë të gjatë ato kishin qenë mikesha të ngushta dhe shumë të afërta me njëra-tjetrën”, citohet të ketë thënë një burim i afërt me këngëtaren për “E! News”.
Kjo përçarje mes motrave Spears vjen si pasojë e debateve të shumta dhe betejës së ashpër ligjore të këngëtares së famshme me babanë e saj, rreth kujdestarisë ligjore e cila për 13 vjet ia pamundësoi Britneyt të ketë qasje në pasurinë e saj miliona dollarësh.
Pasi gjykata ia dha lirinë e plotë dhe kontrollin mbi marrjen e vendimeve të jetës së saj, ylli i hitit “Lucky” ka folur hapur rreth faktit se sa shumë lëndime i kanë shkaktuar familjarët.
Edhe
Britney Spears ribashkohet me motrën Jamie Lynn
“Familja ime më turpëroi dhe më lëndoi thellë, kështu që marrja e jetës nën kontroll dhe reflektimi i arritjeve të mia të kaluara, më ka ndihmuar vërtetë shumë. Për botën e jashtme mund të duket sikur jam jashtëzakonisht e pasigurt, por nëse njerëzit do ta dinin vërtet se çfarë kam kaluar, mendoj se do t’i kuptonin plotësisht përjetimet e mia”, kishte shkruar këngëtarja në një postim në Instagram.
Britney edhe në të kaluarën kishte treguar se në disa raste motra e saj Jamie-Lynn e ka lënduar, duke mos i dalë në mbrojtje me babanë dhe nënën që po kërkonin t’ia kontrollonin jetën në maksimum, dhe duke e shfrytëzuar kufizimin që ia shkaktonte kujdestaria ligjore për t’ia shfrytëzuar këngët e saj, të cilat i pas i kishte interpretuar në version remix nëpër ceremoni të ndryshme, pa lejen e Britneyt.