Britney Spears e ka fajësuar nënën e saj për kujdestarinë nga babai, e cila ia ka kontrolluar jetën për plot 13 vjet.
Babai i yllit të popit ka qenë përgjegjësi për jetën private dhe publike të këngëtares, gjë kjo e cila ia kishte kufizuar asaj të drejtën për të vendosur për veten.
Mirëpo, përmes një postimi në Instagram, Spears ka thënë se kujdestaria ishte ideja e nënës së saj, Lynne Spears.
“Ajo që njerëzit nuk e dinë është se nëna ia ka dhënë babait këtë ide. Kurrë nuk do të mund t’i kthejë ato vite... ajo në mënyrë të fshehtë ma shkatërroi jetën”, ka shkruar Spears.
Në postimin tashmë të fshirë nga Instagrami, Spears ka vazhduar duke thënë “Babai im nuk është aq i mençur sa të mendonte për kujdestarinë, mirëpo sonte do të buzëqesh duke e ditur se kam një jetë përpara vetes”.
Postimi i Spearsit duket se është nxitur nga babai i saj që kërkon ndërprerjen "e menjëhershme" dhe "të pakushtëzuar" të kujdestarisë.
Edhe
Britney Spears refuzon kërkimfaljen e nënës, lutet që të digjet në ferr
Marrëveshja është një formë e kujdestarisë ligjore që jepet zakonisht për njerëzit që nuk janë në gjendje të marrin vendimet e tyre, si ata me çmenduri ose sëmundje të tjera mendore.
"Jamie e do dhe e mbështet pa kushte vajzën e tij. Ndalesë e plotë", thanë avokatët e tij në dokumentet gjyqësore të siguruara nga BBC.
Kujdestaria e babait ndaj Britney Spearsit ishte vendosur 13 vjet më parë, me një vendim gjyqësor, për shkak të problemeve psikike të këngëtares.