Britney Spears refuzon kërkimfaljen e nënës, lutet që të digjet në ferr
Britney Spears ka refuzuar kërkesën e nënës së saj që ajo ta falë për ato që kanë ndodhur në të kaluarën rreth kujdestarisw.
Këngëtarja amerikane e ka akuzuar familjen e saj se nuk e ka mbrojtur atë gjatë kujdestarisë së saj 13-vjeçare nga i ati, e cila përfundoi në nëntor të vitit 2021.
Krijuesja e hitit “Toxic” pretendoi se ajo ishte e detyruar t'i nënshtrohej kontrolleve mjekësore javore për shkak të kësaj kujdestarie, duke akuzuar se askush nga familja nuk i ka dalë në ndihmë, madje as nëna e saj.
Lynne Spears së fundmi i ka kërkuar falje të bijës, duke i bërë thirrje që ajo ta kontaktojë.
“Më vjen shumë keq për dhimbjen tënde! Më vjen keq prej vitesh! Të dua shumë dhe më mungon”, ka shkruar Lynne.
Edhe
Britney Speras urohet nga nëna, ndonëse nuk u ftua në dasmë
Mirëpo Britney ia ktheu duke u lutur që të gjithë që nuk e ndihmuan të digjeshin në ferr.
Lynne postoi komentin e saj pas një postimi nga këngëtarja 40-vjeçare - e cila nuk i ftoi prindërit apo vëllezërit e motrat e saj në dasmë kur u martua me Sam Asghari në fillim të këtij viti.