Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Mbretëresha e Ketaminës” në rastin e Matthew Perryt dënohet me 15 vjet burg

Matthew Perry

Matthew Perry

Foto: Associated Press

Jasveen Sangha, e njohur si “Mbretëresha e Ketaminës”, është dënuar me 15 vjet burg për rolin e saj në vdekjen e aktorit Matthew Perry, ka raportuar The New York Times.

Ajo kishte pranuar fajësinë për disa akuza, përfshirë shpërndarjen e ketaminës, e  cila çoi në vdekje ose dëmtime serioze, si dhe mbajtjen e një ambienti ku shpërndaheshin droga.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas prokurorëve, Sangha furnizonte me drogë Erik Fleming, një i njohur i Perryt, i cili më pas ia jepte substancat Kenneth Iwamasas, asistenti që jetonte me aktorin. Ata pretendojnë se Sangha dhe Fleming i kishin shitur Perryt 51 shishe të vogla me ketaminë. Më pas, Iwamasa i kishte injektuar të paktën tre doza të kësaj substance.

Perry ka vdekur në muajin tetor të vitit 2023, në moshën 54-vjeçare, si pasojë e efekteve akute të ketaminës. Pas vdekjes së tij, pesë persona u akuzuan për përfshirje në këtë rast.

Prokurorët kërkuan dënim prej 15 vjetësh burg, duke theksuar se Sangha ka vazhduar të shiste drogë edhe pasi ishte e qartë lidhja me vdekjen e aktorit.

“Asaj nuk i interesoi dhe vazhdoi të shiste. Veprimet e të pandehurës tregojnë një ftohtësi të madhe dhe shpërfillje për jetën. Ajo zgjodhi fitimin para njerëzve dhe veprimet e saj kanë shkaktuar dhimbje të madhe për familjet dhe të dashurit e viktimave”, thuhet në një dokument të siguruar nga revista People.

Në të njëjtin dokument thuhet gjithashtu se “E pandehura pati mundësinë të ndalonte pasi e kuptoi ndikimin e asaj që po bënte, por thjesht zgjodhi të mos e bënte”.

Ndërkohë, drejtuesja e DEA-s, Anne Milgram, ka akuzuar edhe mjekët që kishin lidhje me rastin, duke thënë se ata abuzuan me besimin profesional.

“Rruga e Matthew Perryt nisi me mjekë të pandershëm që abuzuan me besimin e dhënë, sepse e panë atë si një burim fitimi, e deri te shpërndarësit e rrugës që i jepnin ketaminë në shishe pa etiketa. Çdo ditë, DEA punon pa u lodhur me partnerët tanë federalë, shtetërorë dhe lokalë për të mbrojtur publikun dhe për të mbajtur përgjegjës ata që shpërndajnë droga të rrezikshme dhe vdekjeprurëse, qofshin trafikantë lokalë apo mjekë që shkelin betimin e tyre për t’u kujdesur për pacientët”, ka thënë ajo.