---
description: Jasveen Sangha, e njohur si “Mbretëresha e Ketaminës”, është dënuar me 15 vjet burg për rolin e saj në vdekjen e aktorit Matthew Perry, ka raportuar The New Yor
title: “Mbretëresha e Ketaminës” në rastin e Matthew Perryt dënohet me 15 vjet burg
image: https://resources.koha.net/images/2025/August/19/d048488e-1b92-4565-8a35-53bc8a4bbcc1.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# “Mbretëresha e Ketaminës” në rastin e Matthew Perryt dënohet me 15 vjet burg

![Matthew Perry](https://resources.koha.net/images/2025/August/19/d048488e-1b92-4565-8a35-53bc8a4bbcc1.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Matthew Perry

Foto: Associated Press

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 9 prill 2026 09:30
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 9 prill 2026 09:30
- Shpërndaje në:

Jasveen Sangha, e njohur si “Mbretëresha e Ketaminës”, është dënuar me 15 vjet burg për rolin e saj në vdekjen e aktorit Matthew Perry, ka raportuar [The New York Times.](https://www.nytimes.com/2026/04/08/arts/ketamine-queen-sentence-matthew-perry.html)

Ajo kishte pranuar fajësinë për disa akuza, përfshirë shpërndarjen e ketaminës, e  cila çoi në vdekje ose dëmtime serioze, si dhe mbajtjen e një ambienti ku shpërndaheshin droga.

Sipas prokurorëve, Sangha furnizonte me drogë Erik Fleming, një i njohur i Perryt, i cili më pas ia jepte substancat Kenneth Iwamasas, asistenti që jetonte me aktorin. Ata pretendojnë se Sangha dhe Fleming i kishin shitur Perryt 51 shishe të vogla me ketaminë. Më pas, Iwamasa i kishte injektuar të paktën tre doza të kësaj substance.

Perry ka vdekur në muajin tetor të vitit 2023, në moshën 54-vjeçare, si pasojë e efekteve akute të ketaminës. Pas vdekjes së tij, pesë persona u akuzuan për përfshirje në këtë rast.

Prokurorët kërkuan dënim prej 15 vjetësh burg, duke theksuar se Sangha ka vazhduar të shiste drogë edhe pasi ishte e qartë lidhja me vdekjen e aktorit.

“Asaj nuk i interesoi dhe vazhdoi të shiste. Veprimet e të pandehurës tregojnë një ftohtësi të madhe dhe shpërfillje për jetën. Ajo zgjodhi fitimin para njerëzve dhe veprimet e saj kanë shkaktuar dhimbje të madhe për familjet dhe të dashurit e viktimave”, thuhet në një dokument të siguruar nga revista People.

Në të njëjtin dokument thuhet gjithashtu se “E pandehura pati mundësinë të ndalonte pasi e kuptoi ndikimin e asaj që po bënte, por thjesht zgjodhi të mos e bënte”.

[Edhe ![Këshilltari për varësinë nga droga dënohet me dy vjet burgim për rastin e vdekjes së Matthew Perryt](https://resources.koha.net/images/2025/December/03/f37d6723-47cc-416e-be06-82004a660cff.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 14 maj 2026 Këshilltari për varësinë nga droga dënohet me dy vjet burgim për rastin e vdekjes së Matthew Perryt](https://www.koha.net/showbiz/keshilltari-per-varesine-nga-droga-denohet-me-dy-vjet-burgim-per-rastin-e-matthew-perryt)

Ndërkohë, drejtuesja e DEA-s, Anne Milgram, ka akuzuar edhe mjekët që kishin lidhje me rastin, duke thënë se ata abuzuan me besimin profesional.

“Rruga e Matthew Perryt nisi me mjekë të pandershëm që abuzuan me besimin e dhënë, sepse e panë atë si një burim fitimi, e deri te shpërndarësit e rrugës që i jepnin ketaminë në shishe pa etiketa. Çdo ditë, DEA punon pa u lodhur me partnerët tanë federalë, shtetërorë dhe lokalë për të mbrojtur publikun dhe për të mbajtur përgjegjës ata që shpërndajnë droga të rrezikshme dhe vdekjeprurëse, qofshin trafikantë lokalë apo mjekë që shkelin betimin e tyre për t’u kujdesur për pacientët”, ka thënë ajo.

 

[#Matthew Perry](https://www.koha.net/tag/matthew-perry) [#mbreteresha e ketamines](https://www.koha.net/tag/mbreteresha-e-ketamines) [#ketamina](https://www.koha.net/tag/ketamina) [#vdekja e matthew perryt](https://www.koha.net/tag/vdekja-e-matthew-perryt)

Artikuj të ngjashëm

- [![“Mbretëresha e ketaminës” pranon fajësinë për rastin e Matthew Perryt](https://resources.koha.net/images/2025/June/17/43a84901-6fb4-4bd7-b3ef-161f1b0079e2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 4 sht 2025 “Mbretëresha e ketaminës” pranon fajësinë për rastin e Matthew Perryt](https://www.koha.net/showbiz/mbreteresha-e-ketamines-pranon-fajesine-per-rastin-e-matthew-perryt-1)
- [![“Mbretëresha e ketaminës” pranon fajin për rastin e Matthew Perryt](https://resources.koha.net/images/2025/August/19/d048488e-1b92-4565-8a35-53bc8a4bbcc1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 19 gus 2025 “Mbretëresha e ketaminës” pranon fajin për rastin e Matthew Perryt](https://www.koha.net/showbiz/mbreteresha-e-ketamines-pranon-fajesine-per-rastin-e-matthew-perryt)
- [![Dënohet ish-asistenti i Matthew Perryt pasi i injektoi aktorit ketaminë para vdekjes](https://resources.koha.net/images/2025/December/17/477fc426-c44e-4954-9387-be23607b025b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 28 maj 2026 Dënohet ish-asistenti i Matthew Perryt pasi i injektoi aktorit ketaminë para vdekjes](https://www.koha.net/showbiz/denohet-ish-asistenti-i-matthew-perryt-pasi-i-injektoi-aktorit-ketamine-para-vdekjes)
- [![Dënohet doktori i dytë në rastin e Matthew Perryt](https://resources.koha.net/images/2025/December/17/477fc426-c44e-4954-9387-be23607b025b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 17 dhj 2025 Dënohet doktori i dytë në rastin e Matthew Perryt](https://www.koha.net/showbiz/denohet-doktori-i-dyte-ne-rastin-e-matthew-perryt)

[Kolumne.]() [Normalizimi pa dialog](https://www.koha.net/kolumne/normalizimi-pa-dialog)

[Kulturë.]() [“Ata s’janë më” bashkon në tryezë familjen që u zhbë nga gjenocidi serb](https://www.koha.net/kulture/ata-sjane-me-bashkon-ne-tryeze-familjen-qe-u-zhbe-nga-gjenocidi-serb)

[Arbëri.]() [Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu](https://www.koha.net/arberi/moti-sot-kryesisht-i-vranet-dhe-me-riga-shiu)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"“Mbretëresha e Ketaminës” në rastin e Matthew Perryt dënohet me 15 vjet burg","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/mbreteresha-e-ketamines-ne-rastin-e-matthew-perryt-denohet-me-15-vjet-burg","datePublished":"2026-04-09T09:30:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:30:08+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":413,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Jasveen Sangha, e njohur si “Mbretëresha e Ketaminës”, është dënuar me 15 vjet burg për rolin e saj në vdekjen e aktorit Matthew Perry, ka raportuar The New Yor","url":"https://www.koha.net/showbiz/mbreteresha-e-ketamines-ne-rastin-e-matthew-perryt-denohet-me-15-vjet-burg","keywords":"Matthew Perry, mbreteresha e ketamines, ketamina, vdekja e matthew perryt","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/August/19/d048488e-1b92-4565-8a35-53bc8a4bbcc1.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
