Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gisele Bündchen kërkon që bota të jetë me “e sjellshme”

Supermodelja Gisele Bündchen ka postuar një fotografi në Instagram përmes së cilës ka kërkuar që njerëzit e botës të jenë më të sjellshëm dhe më të ndjeshëm ndaj njëri-tjetrit, raporton “People”.

“Këdo që takojmë është përballur ose po përballet me sfida në jetë për të cilat nuk dimë asgjë. Ne nuk shohim mundimet e heshtura, frikën, pengesat, zemrat e thyera, apo ngritjet dhe rëniet e përditshme... Ndërsa ndjekim rutinën tonë të përditshme, mund të na mungojë të shohim dikë që ka nevojë për një fjalë ose gjest të thjeshtë e dashamirës. Besoj se një akt mirësie ngjall më shumë dashamirësi dhe kjo është ajo që na duhet më shumë në botë sot”, ka shkruar modelja.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gisele Bündchen (@gisele)

Gjatë muajit shtator 43-vjeçarja pati treguar për vështirësitë që po kalonte në jetën e përditshme, për kujdesin ndaj prindërve e fëmijëve dhe për divorcin nga ish-bashkëshorti, ylli Tom Brady.

“Ka qenë shumë e vështirë për familjen time. Ka qenë shumë rëndë në çdo fushë të jetës sime. Ndihem sikur sa herë që bie shi, bie breshër. Me të gjitha kthesat e ndryshme që merr jeta, gjithçka që mund të bëjmë është më e mira që mund të japim nga vetja për atë që ndodh në rrethin tonë”, ka thënë ajo për “People”.

Çifti që u martua në vitin 2009, finalizoi procesin e divorcit në vitin 2022 dhe ka fëmijët Vivian 10 vjeçe dhe Benjamin 13 vjeç.