Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gisele Bundchen qan ndërsa flet për divorcin

Supermodelja e mirënjohur, Gisele Mundchen ka qarë në një emision ndërsa ka folur për divorcin nga ylli Tom Brady.

Kur u pyet rreth çështjes se divorcit në emisionin e Robin Roberts, “IMPACT x Nightline”, Bundchen filloi të qante ndërsa ktheu kokën dhe kërkoi falje, raporton E News.

“Me falni”, ka thënë ajo ndërsa vazhdoi duke shpjeguar se ka pasur ditë më të mira dhe ka nën kontroll vetëm veprimet që bën vet ajo.

“E gjithë kjo nëpër të cilën kam kaluar, më ka bërë të kuptoj se çfarë dua dhe çfarë nuk dua. Tani po e jetoj të vërtetën dhe nuk po dua të kërkojë falje për këtë”, ka thënë ajo pasi u pyet për të dashurin e saj të ri, atletin Joaquim Valente.

Modelja më parë insistonte se nuk i intereson se çfarë të tjerët thonë për të.

“Nuk mund të brengosem për atë se çfarë thonë njerëzit e tjerë për mua, sepse ajo çka thonë të tjerët nuk është çështje e imja. Kjo gjë nuk do të më afektojë. Nëse pretendon të bëhesh dikush që u bën qejfin të tjerëve, atëherë nuk je personi që në të vërtetë je”, pati thënë ajo për revistën Harper’s Bazaar.