Gisele Bündchen, supermodelja e njohur braziliane, ka treguar se ndihet “sërish në kontroll të jetës së saj”, vetëm tre muaj pas lindjes së fëmijës së parë me partnerin e ri, Joaquim Valente.
Në një intervistë të fundit për revistën “Vogue France”, 44-vjeçarja rrëfeu jetën e saj të re si nënë dhe mënyrën se si po e rifiton ekuilibrin pas një periudhe të ngarkuar.
“Tani që vogëlushi im fle gjatë gjithë natës, kam rifituar kontrollin e rutinës sime. Si çdo nënë e re e di, gjumi, apo mungesa e tij, ndryshon gjithçka! Por ndihem vërtet mirënjohëse: të jem në shtëpi me fëmijët dhe të shijoj çdo moment me ta është e paçmuar”, u shpreh ajo.

Bündchen dhe Valente, 36 vjeç, mirëpritën një djalë në shkurt 2025, pasi shtatzënia u konfirmua në muajin tetor të vitit 2024.
Megjithëse nuk kanë zbuluar publikisht emrin e plotë të foshnjës, revista “People” ka raportuar se çifti ka zgjedhur emrin River si emër të mesëm.
Edhe
Cameron Diaz dhe Benji Madden mirëpresin fëmijën e tretë
Çifti ka nisur lidhjen në vitin 2023. Për Bündchen, ky është fëmija i tretë. Ajo ka edhe dy fëmijë nga martesa e saj e mëparshme me ish-lojtarin e futbollit amerikan Tom Brady, Benjamin 15 vjeç dhe Vivian 12 vjeçe.
Gisele dhe Tom u divorcuan në tetor të vitit 2022, pas 13 vjetësh martesë.
Në intervistën për Vogue, Bündchen ka theksuar sa e rëndësishme është familja për të.
“Të jem me familjen time, sidomos kur mund të bëjmë aktivitete jashtë së bashku… kjo më sjell më shumë gëzim”, ka thënë ajo.
Kur u pyet për ditën e saj ideale, u përgjigj duke thënë se “të kaloj kohë me fëmijët e mi është ajo që më bën më të lumtur”.
Edhe
Victoria Beckham tregon se si ajo dhe David përballuan tensionet në familje pas akuzave të djalit
Kjo intervistë shënoi edhe rikthimin e saj në punë, pas pushimit të lehonisë.
“Është bukur t’i shoh të gjithë sërish pas kësaj pauze,” tha Gisele. “Të bësh grim dhe flokët ndjehet si pushim – me një bebe në shtëpi, netët janë kaq të shkurtra, saqë mezi kam pasur kohë të krihem muajt e fundit!”
Bündchen ka treguar tutje se mëmësia e ka formuar dhe forcuar ndër vite.
“Ndihem më rehat në lëkurën time dhe kam një kuptim më të qartë të prioriteteve të mia. Jam mirënjohëse për atë ku jam sot. Ndiej se e kam fituar këtë vend”, ka thënë modelja.
Edhe
Lily Collinsit i ka ndryshuar stili prej se është bërë nënë
Megjithëse zakonisht shumë private, këtë muaj ajo ka ndarë për herë të parë një fotografi me foshnjën në Instagram, në një postim për Ditën e Nënës më 11 maj.
“Kam qenë e heshtur këtu, por shumë e zënë duke jetuar jetën… Ndonjëherë momentet më të bukura nuk ndahen, thjesht përjetohen”, ka shkruar ajo.