Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lily Collinsit i ka ndryshuar stili prej se është bërë nënë

Lily Collins

Lily Collins

Aktorja Lily Collins, e njohur për rolin në serialin “Emily in Paris”, ka treguar se stili i saj ka ndryshuar ndjeshëm pasi u bë nënë për herë të parë.

37-vjeçarja mirëpriti vajzën e saj, Tove, me bashkëshortin Charlie McDowell, përmes një surrogate vitin e kaluar. Që atëherë, ajo thotë se prioriteti i saj në veshje është bërë rehatia dhe prakticiteti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tani jam më e orientuar drejt një stili të thjeshtë, të rehatshëm dhe elegant. Si nënë, jam natyrisht më funksionale. Nuk vesh më shpesh taka, zakonisht jam me këpucë rrafshe ose atlete”, ka thënë ajo në një intervistë për Marie Claire.

Ajo ka zbuluar edhe “formulën” e veshjes së saj të përditshme.

“Xhaketë e lirshme (oversized), një palë xhinse të mira, zakonisht me bel të lartë, dhe një bluzë e thjeshtë në blu të hapur ose të bardhë. Një pulovër e rehatshme dhe atlete ose balerina, bashkë me një çantë të madhe për të futur gjithçka”, ka thënë ylli.

Sa i përket bukurisë, Collins ka thënë se ka thjeshtuar shumë rutinën, sidomos pas prerjes së flokëve në stil “bob”.

“Tani i lë flokët të thahen natyrshëm. Sa më të shkurtër i ke flokët, aq më shumë nënkupton që kërkojnë mirëmbajtje. Por kur e pranon që nuk mund t’i mbash gjithmonë perfekt, është shumë çliruese”, ka thënë ajo.