Modelja Barbara Palvin dhe bashkëshorti i saj, aktori Dylan Sprouse, kanë njoftuar ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë përmes një postimi në Instagram.
Çifti ka ndarë një foto ku shihen duke mbajtur në krahë vajzën e tyre, të veshur me fanella të njëjta të ekipit "Dodgers" para televizorit, me mbishkrimin: “Këtë vit, e përjetuam Ditën e Punës fjalë për fjalë – me lindjen e bebit”.
Palvin dhe Sprouse janë takuar për herë të parë në vitin 2017, në një ngjarje të revistës "Harper's Bazaar", dhe nisën një lidhje vitin pasues.
Çifti është martuar në vitin 2023 në Hungari, ndërsa Palvin e ka shfaqur për herë të parë barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, në muajin maj, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.
-
Bella Hadid prezanton publikisht të dashurin e ri dhe befason me pamjen e saj
-
Leclerc bëhet baba i një vajze
-
Hailey Bieber zbulon problemet shëndetësore me të cilat u përball pas lindjes së djalit
-
Suki Waterhouse: Nuk e besoj sa e lumtur jam me Robert Pattinsonin
-
Candice Swanepoel raportohet se është në lidhje me Tom Brady-n