Aktorja Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Benji Madden, janë bërë prindër për herë të tretë, ka shkruar CNN.
Çifti ka mirëpritur një djalë, të cilin e kanë quajtur Nautas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmin e dha vetë Madden përmes një postimi në Instagram.
“Cameron dhe unë jemi të lumtur, të emocionuar dhe ndihemi shumë të bekuar që po njoftojmë lindjen e fëmijës tonë të tretë, Nautas Madden. Mirë se erdhe në botë, biri ynë”, ka shkruar muzikanti.
Ai ka shtuar se familja e tyre po kalon një periudhë shumë të bukur.
“E duam jetën me familjen tonë, fëmijët tanë janë të shëndetshëm dhe të lumtur, dhe ne jemi mirënjohës. Po kalojmë shumë mirë… Ju dërgojmë urimet më të mira, familja Madden”, ka shkruar tutje ai.
Diaz, e njohur për filmat “Charlie’s Angels”, “Vanilla Sky” dhe “The Holiday”, ka reaguar në postim me disa emoji me zemra.
Çifti kishte njoftuar edhe më herët lindjen e djalit të tyre Cardinal në muajin mars të vitit 2024, po ashtu përmes Instagramit.
Në atë kohë, ata theksuan se do të ruanin privatësinë e fëmijëve.
“Për sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve, nuk do të publikojmë fotografi”, patën deklaruar ata.
Diaz dhe Madden, të cilët u martuan në vitin 2015, u bënë prindër për herë të parë në muajin janar të vitit 2020, kur erdhi në jetë vajza e tyre Raddix.
Në vitin 2022, Madden i bëri një dedikim të ndier bashkëshortes për përvjetorin e martesës.
“Sot 7 vjet të martuar… Gjithmonë kam ëndërruar të kem një familje si kjo. E lumtur, e qetë, e qëndrueshme, besnike dhe e pakushtëzuar, njëkohësisht e mbushur me pasion dhe thellësi”, pati shkruar artisti.
Pas një pauze 10-vjeçare nga aktrimi, Diaz u rikthye në ekran në muajin janar të vitit 2025 me filmin “Back in Action”, përkrah aktorit Jamie Foxx.
“Më pëlqyen shumë ato 10 vjet. Por, mendova: ‘Nëse e lë këtë të shuhet, nëse nuk rikthehem dhe nuk i jap një mundësi, atëherë do të isha budallaqe’”, pati thënë ajo për periudhën larg kinemasë.