Supermodelja me famë botërore, Gisele Bundchen, e cila ka humbur mamanë, po mbështet në krahët e të dashurit të ri, Joaquim Valente, pasi vitin e kaluar ajo u nda nga ish-bashkëshorti, ylli, Tom Brady.
Një burimi ka thënë për “Page 6” se Valente po kalon netët te shtëpia e modeles në mënyrë që ta mbështesë atë pasi i vdiq nëna.
“Kanë qenë duke e mbajtur lidhjen e tyre të fshehtë, por kohët e fundit janë liruar nga pak dhe po tregojnë afeksion ndaj njëri-tjetrit edhe në vende publike”, ka thënë burimi.
Është raportuar se ylli po del haptas më partnerin e saj të ri, trajnerin e arteve marciale, Valente, dhe së bashku janë parë në Miami për ditën e Shën Valentinit.
“Është shumë e vështirë me divorcin, por fëmijët e dinë që ata janë bashkë. Ata e duan shumë Valenten. Ata po kalojnë shumë mirë bashkë. Ajo është e lumtur dhe po e shijon jetën. Valente është perfekt për të”, ka thënë burimi.
Thashethemet nisën në nëntor të vitit 2022 pasi Gisele dhe Valente janë fotografuar duke kaluar pushimet së bashku më fëmijët e modeles vetëm dy javë pasi ajo ishte divorcuar nga ish-burri i saj Brady.
-
Gisele Bündchen thotë se e ka “rikthyer nën kontroll” jetën e saj
-
Gisele Bundchen qan ndërsa flet për divorcin
-
Gisele Bundchen: Ndarja nga Tom Brady ishte e zorshme për familjen
-
Gisele Bündchen kërkon që bota të jetë me “e sjellshme”
-
Ndarja e Tom Bradyt dhe Irina Shayk erdhi pas shumë vështirësive në lidhje