Aktori Tom Brady dhe supermodelja Irina Shayk kanë kaluar shumë vështirësi gjatë lidhjes së tyre.
Ylli 46-vjeçar Tom Brady ishte në lidhje romantike me supermodelen 37-vjeçare Irina Shayk gjatë këtij viti. Kjo lidhje erdhi pas divorcit të Bradyt nga ish-gruaja e tij, supermodelja Gisele Bundchen në vitin 2022.
Një burim i brendshëm ka thënë se Shayk dhe Brady e patën të vështirë të qëndrojnë në lidhje për shkak të obligimeve ndaj punës.
“Irinës i pëlqente shumë Tomi dhe kishte dëshirë të dilte me të. Kënaqeshin duke udhëtuar për të qenë me njëri-tjetrin. Por në fund disi u ftohën marrëdhëniet. Ata kishin shumë obligime, dhe po bëhej çdo herë e më e vështirë të jenë në të njëjtin qytet në të njëjtën kohë. Irina ka vetëm fjalë të mira për Tomin”, ka thënë një burim i brendshëm për revistën People.
Lajmin për ndarjen e tyre fillimisht e publikoi tabloidi TMZ ku pretendohej se nuk kishte asnjë lloj drame apo skandali pasi që çifti vendosën të shkojë nëpër rrugët e tyre të ndara.
Ndërkohë ish-gruaja e Bradyt, supermodelja Gisele 49-vjeçe, kohët e fundit ka thënë se kurrë as nuk e kishte ëndërruar se ajo dhe Brady do të ndahen. Kjo pasi që ajo dëshironte gjithmonë që të ndiqte shembullin e prindërve të saj që kanë plot 50 vjet martesë.
Edhe
Raportohet se Irina Shayk dhe Tom Brady janë ribashkuar
“Për ndarjen tonë nuk kam ëndërruar as shpresuar. Prindërit e mi janë të martuar që 50 vjet, dhe me të vërtetë e dëshiroja të njëjtën gjë edhe për ne”, i ka thënë Gisele yllit Lee Cohen në emisionin televiziv në CBSnews, “Sunday Morning”
Megjithatë ajo tha se duhet të pranohet e vërteta ashtu siç është.