Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tom Brady dhe Ratajkowski nxisin thashethemet për lidhje të mundshme

Ish-lojtari i futbollit amerikan, Tom Brady dhe modelja e njohur Emily Ratajkowski janë parë së bashku gjatë një ahengu të mbajtur për Ditën e Pavarësisë së Amerikës.

45-vjeçari, i cili u nda nga Gisele Bundchen vitin e kaluar pas 13 vjetësh martesë fillimisht ishte i lidhur me Kim Kardashian, por burimet e afërta me dyshen kanë insistuar se ai e kaloi gjithë kohën e tij duke u afruar me modelen 32-vjeçare.

“Nuk e di pse ka të gjitha këto raporte për Brady dhe Kim Kardashian – ata nuk folën fare”, ka thënë burimi për tabloidin britanik “Daily Mail”.

“Ai në fakt e kaloi mbrëmjen me Emily Ratajkowski – ata ishin bashkë shumicën e natës dhe dukeshin shumë komod. Ata nuk u larguan së bashku, por nëse dikush po afrohej, ishin ata”, ka shtuar ky burim

Emily është aktualisht në mes të një beteje të shkurorëzimit me bashkëshortin e saj Sebastian Bear-McClard, 36 vjeç, pasi ajo dorëzoi dokumentet për t’i dhënë fund martesës vitin e kaluar.

Ndërkaq nuk ka pasur përafrim të Bradyt me Kim Kardashian.

Edhe Ndarja e Tom Bradyt dhe Irina Shayk erdhi pas shumë vështirësive në lidhje Showbiz Ndarja e Tom Bradyt dhe Irina Shayk erdhi pas shumë vështirësive në lidhje

“Ata u përshëndetën shkurt kur ajo mbërriti në festë. Kim dhe Tom mezi folën në festë dhe mezi thanë përshëndetje”, ka thënë një burim.

“Ata janë miq dhe kanë shumë respekt për njëri-tjetrin. Kim është shumë e përqendruar te fëmijët dhe bizneset e saj, dhe jo në një lidhje tani”, ka thënë burimi.

Megjithatë, burimi pohoi se Kim është e dashuruar me Tomin. “Më vonë në mbrëmje, Kim pati pak guxim dhe u dëgjua duke u thënë miqve se ishte e dashuruar me Tomin”.