Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cooper i bezdisur nga thashethemet për lidhjen e re të Irina Shaykut

Aktori i famshëm amerikan, Bradley Cooper, thuhet se është i bezdisur nga romanca e shumëpërfolur e modeles Irina Shayk me sportistin Tom Brady.

Modelja 37-vjeçare ka një vajzë gjashtëvjeçare me yllin e filmit, dhe Cooper tani thuhet se po ka telashe me raportimet për lidhjen e re të ish-partneres.

“Të thuash se nuk shqetësohet nga kjo do të ishte gënjeshtër. Ai ka qenë vazhdimisht me Irinën dhe ka shumë dashuri për të. Ajo është nëna e vajzës së tij dhe janë dy femrat e preferuara në botë. Ai mendon se për herë të parë Irina ka takuar dikë që do t’ia rrëmbente dashurinë që ka për Cooperin përgjithmonë”, ka thënë një burim për “DailyMail”.

48-vjeçari Cooper është parë edhe me gra të tjera që nga ndarja e tij me Irinën dhe thuhet se ka ndjenja të përziera për romancën e saj të re.

“Tomi ka mundësi të jetë bashkëshort dhe prind i përkushtuar. Kjo është ajo që i pengon Bradleyt”, ka thënë burimi.

Irina dhe Tomi janë parë së bashku shumë herë gjatë ditëve të fundit, duke çuar në spekulime se ata janë duke u takuar.Image

Ish-ylli i futbollit amerikan njoftoi ndarjen e tij nga Gisele Bundchen vitin e kaluar.

Edhe Raportohet se Irina Shayk dhe Tom Brady janë ribashkuar Showbiz Raportohet se Irina Shayk dhe Tom Brady janë ribashkuar

Tom dhe modelja u martuan midis viteve 2009 dhe 2022, dhe ata të dy u shprehën në rrjetet sociale për të konfirmuar ndarjen e tyre.

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi