Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bradley Cooper dhe Irina Shayk duan të bëhen sërish prindër

Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk – të cilët tashmë kanë një fëmijë së bashku, raportohet se po përpiqen të shtojnë një tjetër në familjen e tyre, ka thënë një burim për Page Six.

Çifti, i cili u nda në vitin 2019 dhe janë prindër të vajzës 5-vjeçare me emrin Lea, shkuan në një pushim familjar së bashku, së fundmi.

Burimi tha për Page Six në atë kohë, se kjo “ishte një arratisje e vërtetë familjare, dhe ata po mendojnë të rikthehen bashkë e po ashtu se Irina do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla”.

Tani, sipas burimit, edhe Cooper, 47 vjeç, ndihet njësoj dhe është pajtuar me dëshirën e ish-it.

"Ata duan të bëhen sërish prindër”, ka thënë burimi.

Edhe Shayk dhe Cooper shkaktojnë spekulime se janë ribashkuar Showbiz Shayk dhe Cooper shkaktojnë spekulime se janë ribashkuar

Sipas burimit, dyshja, të cilët ishin në lidhje për katër vjet, shkojnë mirë dhe shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit. Të hënën, modelja dhe aktori fotogjenik u panë teksa shëtisnin qentë e tyre në New York.

Cooper ishte i martuar më parë me aktoren Jennifer Esposito për katër muaj. Ndërkaq, Shayk ka qenë në lidhje shkurtimisht me Vito Schnabel dhe Kanye Ëest, megjithëse kishte spekulime se marrëdhënia e saj me Ëest ishte më shumë për publicitet.