Pas më shumë se dy vitesh prej që i kanë dhënë fund lidhjes, Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë rikthyer spekulimet se janë bashkuar, pasi janë parë së bashku duke ecur krah për krah, në qytetin e New Yorkut.
Disa fotografi që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shfaqin çiftin duke ecur rrugëve të New Yorkut
Fotot nga e diela e kaluar tregojnë ish-çiftin duke shëtitur nëpër West Village, me supermodelen duke mbështjellë lirshëm krahun me ish-in e saj.
Megjithëse kjo nuk është hera e parë që të dy janë parë së bashku që nga ndarja (në fund të fundit, ata dihet se kanë një marrëdhënie "shumë miqësore" bashkëprindërore për vajzën e tyre katërvjeçare, Lea de Seine Shayk Cooper ), dashuria e rastësishme - dhe buzëqeshja gjigante e Cooper-it – kanë shtuar disa spekulime se çifti mund të jetë sërish në lidhje. Ata kanë qenë bashkë për katër vjet dhe mirëpritën vajzën e tyre në 2017-ën përpara se të ndanin rrugët e tyre në 2019-ën.
Pas ndarjes nga Cooper, modelja pati një lidhje të shkurtër me reperin amerikan, Kanye West, pas njoftimit për ndarjen e tij nga Kim Kardashian. West dhe Shayk u fotografuan së bashku në ditëlindjen e tij në Provence, Francë, qershorin e kaluar, por në gusht, u raportuar se ata nuk ishin më bashkë.