Ish-ylli i NFL-së, Tom Brady, dhe modelja 37-vjeçare, Irina Shayk, u panë së bashku duke darkuar në Tribeca, Neë York.
Një burim i tha New York Postit se e kishte parë vetë ngjarjen.
“Po haja në restorantin e sushit dhe, ndërsa po mbaroja vaktin, Tom Bradi po vinte”.
Burimi shtoi se Tom u dërgua menjëherë në një "dhomë private" dhe disa minuta më vonë kur burimi ishte jashtë duke biseduar me miqtë, ata panë Irinën që hyri në restorant , dhe ajo u dërgua në të njëjtën dhomë private".
Dhe, çifti i ri donte të kalonte ca kohë cilësore së bashku.
Edhe
Raportohet se Irina Shayk dhe Tom Brady janë ribashkuar
“Ishin vetëm ata të dy. Ata ishin vetëm në botën e tyre të vogël. Duket qartë se ata nuk donin të ishin pranë njerëzve”.
"Tom ishte veshur shumë thjesht, me një bluzë, xhinse dhe atlete", por Irina ishte "shumë më formale dhe elegante", shpjegoi burimi.