Aktori i Hollywoodit, Tom Cruise, është parë nën shoqërinë e një modeleje ruse në një festë në Londër, raporton PageSix.
61-vjeçari gjatë ngjarjes është parë duke kërcyer me modelen Elsina Khayrova.
“Ishin të pandashëm, dukshëm ata ishin një çift. Ai dukej i magjepsur nga ajo”, ka thënë një burim për Daily Mail.
Është raportuar se çifti shkuan në ndejë bashkë dhe kaluan pjesën më të madhe të natës duke vallëzuar dhe shkuan nga aty rreth orëve të para të mëngjesit të së dielës.
Khayrova është një ish-modele ruse por me nënshtetësi britanike dhe më parë ishte e martuar me tajkunin rus Dmitry Tsvetkov.
Edhe
Tom Cruise dhe Ana de Armas konfirmojnë lidhjen
Ndërkohë Cruise kohët e fundit është raportuar se ishte në lidhje me aktoren Hayley Atwell. Ai i mohoi spekulimet gjatë muajit korrik.
Gjithashtu mediat kanë raportuar se aktori ishte shumë i interesuar për këngëtaren Shakira pasi u panë duke ndenjur bashkë gjatë ngjarjes së Formual 1 në Miami.