Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Irina Shayk në lidhje dashurie me yllin e NBA-së

Irina Shayk

Irina Shayk

Foto: Associated Press

Sipas revistës “People”, modelja e njohur Irina Shayk, 40-vjeçe, është në një lidhje me yllin e NBA-së, Devin Booker, 29 vjeç.

Një burim pranë çiftit ka bërë të ditur se romanca është ende në fazat e para.

Devin Booker

“Është një lidhje shumë e re, por ata pëlqehen shumë. U prezantuan nga miq të përbashkët disa muaj më parë dhe po përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë së bashku këtë verë, para se Devin të nisë përgatitjet për sezonin e ri”, ka thënë burimi.

Sipas të njëjtit burim, Irina pritet të jetë e pranishme edhe në ndeshjet e basketbollistit.

“Do ta shihni Irinën në disa prej ndeshjeve të tij. Ajo është vërtet shumë e dhënë pas tij”, ka thënë burimi.

Fundjavën e kaluar, platforma “Deuxmoi” ka publikuar një fotografi të Bookerit në East Hampton, duke raportuar se ai dhe Shayk ishin parë së bashku në zonën e Hamptons.

Edhe Pse lidhjet e yjeve me partnere shumë më të reja vazhdojnë të ngjallin debat? Showbiz Pse lidhjet e yjeve me partnere shumë më të reja vazhdojnë të ngjallin debat?

Shayk ka qenë më parë në një lidhje me aktorin Bradley Cooper, me të cilin ka vajzën 9-vjeçare, Lea. Ajo është përfolur gjithashtu për romanca me Kanye West dhe ish-yllin e NFL-së, Tom Brady.

Dikur ishte në lidhje edhe me Cristiano Ronaldon.

Ndërkohë, Devin Booker ishte në një lidhje me modelen Kendall Jenner nga viti 2020 deri në 2022. Jenner, nga ana tjetër, raportohet se është në një romancë me aktorin Jacob Elordi.