Aktorja Katie Holmes është fotografuar dorë për dore me artistin Jason Bard Yarmosky, teksa po shkonin në shfaqjen e filmit të ri të aktores Olivia Wilde, “The Invite”, në New York.
Sipas revistës People, të dy dukeshin shumë të afërt gjatë shfaqjes së filmit.

“Ai i pëshpëriste diçka në vesh, ndërsa Katie qeshte. Dukeshin shumë të qetë pranë njëri-tjetrit dhe ajo kishte buzëqeshje në fytyrë gjatë gjithë mbrëmjes”, ka thënë një dëshmitar.
Burimi ka shtuar se gjatë filmit ata qëndruan ulur bashkë dhe në një moment Holmes mbështeti kokën në supin e Bard Yarmoskyt.
“Dukeshin shumë të ëmbël së bashku”, ka thënë burimi.

Pas shfaqjes, çifti u pa edhe në festën e organizuar pas premierës në “The Boat House” në New York, ku biseduan me miqtë.
Edhe
“The Invite”, komedia që sfidon pritshmëritë me kthesa të papritura
Nëse romanca konfirmohet, kjo do të jetë lidhja e parë publike e Holmes që nga marrëdhënia e saj me Bobby Wooten III në vitin 2022. Më herët, ajo pati një lidhje gjashtëvjeçare me Jamie Foxx, ndërsa martesa e saj më e njohur ishte me Tom Cruise, me të cilin ka një vajzë, Suri.
Në një intervistë të vitit 2016, kur u pyet se si e shihte jetën sentimentale pas divorcit nga Tom Cruise, Katie u përgjigj shkurt: “Nuk është diçka për të cilën dua të flas”.
“Nuk kam një plan pesë apo dhjetëvjeçar. Ende ndihem si adoleshente në shumë aspekte. Pikturoj, ngjyros, ndonjëherë gatuaj. Ende ndihem si një vajzë. Ndoshta edhe kur të jem 90 vjeçe do të them: ‘Ende nuk ndihem grua!’”, ka thënë ajo.