Detaje të reja kanë dalë nga dasma e aktorëve, Zendaya dhe Tom Holland, të cilët konfirmuan më herët këtë vit se janë martuar, ka shkruar The Sun.
Sipas raportimeve, ceremonia u mbajt në hotelin Beaverbrook në Surrey të Anglisë, pranë shtëpisë së familjes së Tom Holland. Në mesin e rreth 250 të ftuarve ishin edhe aktori Robert Downey Jr., si dhe Timothée Chalamet me partneren e tij, Kylie Jenner.
Sipas një burimi, momenti më prekës i ceremonisë ishin fjalimet e çiftit.
“Ceremonia ishte jashtëzakonisht e bukur dhe romantike. Tom dhe Zendaya mbajtën fjalime fantastike, ishin njëkohësisht shumë qesharake dhe tepër emocionuese. Nuk mbeti asnjë sy pa lot. Ata janë njerëz të mrekullueshëm dhe punëtorë, ndërsa kjo dasmë e bukur ishte kurorëzimi i një viti të jashtëzakonshëm për ta”, ka thënë burimi.
Në ditët para e pas dasmës, të ftuarit shijuan aktivitete si lojën e kroketit dhe një festë pranë pishinës.
Pak kohë më parë, në rrjet qarkulluan fotografi të krijuara me inteligjencë artificiale që pretendonin se tregonin dasmën e tyre. Megjithatë, në një intervistë për Esquire UK, Tom Holland i hodhi poshtë thashethemet.
Edhe
Tom Holland dhe Zendaya po planifikojnë një festë “epike” martese
“Të gjithë të afërmit e mi ishin aty. Aq do t’ju them”, ka thënë ai me humor.
Aktori ka folur edhe për marrëdhënien me bashkëshorten e tij.
“Puna jonë mund të jetë shumë stresuese, ndaj është e mrekullueshme të kesh një marrëdhënie të fortë që i reziston kohës. Ne e mbështesim njëri-tjetrin në mënyra që vetëm ne i kuptojmë, sepse vetëm ne e dimë si është të jetosh këtë jetë. Për mua, e kam gjetur njeriun tim. Ajo është shoqja ime më e mirë dhe kurrë nuk jam ndjerë më i lumtur, më i mbështetur dhe më i sigurt se sa pranë saj”, ka thënë ajo.