Aktorja Zendaya, ka reaguar ndaj thashethemeve për martesë me Tom Holland, duke treguar se edhe njerëzit e afërt të saj janë mashtruar nga foto të rreme të krijuara me inteligjencë artificiale, ka shkruar FemaleFirst.
“Shumë njerëz janë mashtruar prej tyre… më thoshin: ‘Fotot e dasmës janë të mrekullueshme’, dhe unë u thosha: ‘Zemër, janë AI, nuk janë reale’”, ka thënë ajo në emisionin Jimmy Kimmel Live!
Aktorja ka zbuluar se edhe miqtë e saj u bezdisën, sepse menduan se nuk ishin ftuar në dasmë.
Zendaya nuk konfirmoi drejtpërdrejt nëse është martuar, duke e shmangur përgjigjen me humor: “Vërtet? Nuk kam parë asnjë nga këto lajme”, ka thënë ajo.
Ajo dhe Holland janë të fejuar që nga fundi i vitit 2024, pas disa vitesh lidhjeje.
Edhe
Zendaya e Tom Holland emocionuan të ftuarit me fjalimet në dasmën e tyre
Ndërkohë, stilisti i saj Law Roach ka thënë se dasma ka ndodhur.
“Dasma ka ndodhur tashmë. Ju e keni humbur”, dhe ka shtuar se kjo është “shumë e vërtetë”.
Por nëna e Zendayas, Claire Stoermer, reagoi me ironi në rrjete sociale, duke postuar një video me një emoji që qesh dhe duke shkruar: “E qeshura…”
Çifti ka theksuar vazhdimisht se dëshiron ta mbajë lidhjen private.
“Lidhja jonë është diçka që e mbrojmë shumë… nuk i detyrohemi askujt ta ndajmë, është e jona”, pati thënë Holland për The Hollywood Reporter.
Edhe
Tom Holland dhe Zendaya po planifikojnë një festë “epike” martese
Edhe Zendaya ka theksuar të njëjtën gjë në një intervistë për GQ.
“Të duash dikë është diçka e shenjtë… disa momente dëshiron t’i mbash vetëm për vete”, ka thënë ajo.