Dr Dre duket se ka përfunduar divorcin nga ish-gruaja Nicole Young, pas një beteje ligjore prej 1 miliard dollarësh, dhe 25 vitesh martesë.
Reperi, 56 vjeç u fotografua duke pozuar me një shfaqje festive të balonave që shënonin statusin e tij të ri si beçar, në një imazh të postuar nga Breyon Prescott.
Në foto, Dre buzëqeshi teksa ishte ulur përpara një buqete masive me tullumbace ku shkruhej “I divorcuar”.
Megjithatë, Dre ende nuk ka postuar asgjë në rrjetet sociale që konfirmon statusin e divorcit të tij.
Dre dhe Young po luftojnë për pasurinë e tyre miliarda dollarëshe që nga qershori 2020 kur ajo paraqiti kërkesën për divorc. Ata u martuan në vitin 1996 dhe kanë vajzën Truly Young, 20 vjeç dhe djalin Truice Young, 24 vjeç.
Young pretendoi në dosjen e saj se muzikanti dhe biznesmeni e hodhi atë nga shtëpia e tyre.
Edhe
Njohja dhe historia e dashurisë së Dr. Dre dhe Michelle Saniei
Ajo gjithashtu pretendoi se martesa e tyre ishte 'e prekur nga të gjitha llojet e abuzimeve' dhe e akuzoi atë se e kishte goditur me grusht dhe gjithashtu i kishte mbajtur një armë në kokë në disa raste.
Dre ka mohuar të gjitha akuzat për abuzim, ndonëse ai është akuzuar se ka abuzuar me gratë shumë herë gjatë karrierës së tij.
Young i kërkoi Departamentit të Sherifit të Los Anxhelosit të rikuperonte më shumë se 1 milion dollarë nga producenti.