Page Six ka shkruar se historia e një prej çifteve më të papritura të vitit duket se ka nisur të zbulohet.
Sipas raportimeve, ylli i emisionit “The Valley”, Michelle Saniei, është njohur me muzikantin e njohur, Dr. Dre përmes shoqes së saj të ngushtë, Ashley Palmer-Gilkey.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Palmer-Gilkey është menaxhere e përgjithshme në labelin “Aftermath Records”, që Dr. Dre e themeloi në vitin 1996 pasi u largua nga “Death Row Records”.

Sipas profilit të saj profesional, ajo ka punuar në “Aftermath” për 16 vjet: fillimisht si asistente ekzekutive e Dr. Dre (2010-2013), dhe më pas si menaxhere e përgjithshme, ku, siç përshkruhet, “mbështet vizionin, misionin dhe drejtimet e përgjithshme të Dr. Dre”.
Sa i përket lidhjes me Saniei, marrëdhënia e tyre është shumë e afërt. Së fundmi, Saniei i bëri një dedikim për ditëlindje, duke e quajtur “motra ime e shpirtit” dhe duke shtuar se është “më shumë familje sesa shoqe”.
Palmer-Gilkey iu përgjigj duke i thënë se e do shumë.
“Të dua 🤍, për më shumë të qeshura, më shumë udhëtime, më shumë kokteje dhe kujtime”, ka thënë ajo.

Ajo ka publikuar gjithashtu një përmbledhje nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” 2026, ku shfaqej në fotografi të veçanta si me Dr. Dre, ashtu edhe me Saniei, që në muajin shkurt të këtij viti.
Një burim ka thënë se dy shoqet njihen prej kohësh dhe se Saniei ka qenë pranë Dr. Dre “prej muajsh”, megjithëse nuk dihet saktësisht kur lidhja e tyre mori drejtim romantik.
Çifti ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut pasi u fotografuan duke mbajtur duart, ndërsa largoheshin nga Nobu në Los Angeles.

Saniei, 37 vjeç, dhe Dr. Dre, 61 vjeç, u panë duke dalë nga restoranti i njohur, të rrethuar nga sigurimi, përpara se të hipnin në veturë.
Jeta personale e Dr. Dre ka qenë diskrete vitet e fundit. Ai finalizoi divorcin me ish-bashkëshorten Nicole Young në muajin dhjetor të vitit 2021, duke rënë dakord t’i paguajë 100 milionë dollarë.
Çifti kishte qenë i martuar për 24 vjet dhe kanë dy fëmijë së bashku. Dr. Dre ka edhe shtatë fëmijë të tjerë nga lidhje të mëparshme, përfshirë një që ka ndërruar jetë në vitin 2008.
Nga ana tjetër, martesa e Saniei me ish-bashkëshortin Jesse Lally ka përfunduar publikisht në emisionin “The Valley”.
Ata ishin martuar në vitin 2018, kanë një fëmijë dhe u ndanë në vitin 2024, për ta finalizuar divorcin një vit më pas.
Në një intervistë të publikuar më 15 prill, vetëm pak ditë para se të fotografohej me Dr. Dre, Saniei kishte deklaruar se është beqare.
“Jam beqare (single, single, single). Nuk po takohem me askënd, por jam e hapur për këtë, kur të vijë momenti. Thjesht nuk kam takuar ende dikë të veçantë. Beqare dhe gati për njohje”, ka thënë ajo.