Reperi dhe producenti i njohur Dr.Dre është një hap para mbylljes së kapitullit të martesës me ish-bashkëshorten, Nicole Young.
Gjykata zyrtarisht e ka deklaruar Dre si beqar, pas muajsh të tërë beteje gjyqësore për martesën që kishte arritur në “pikën pa kthim”, ka raportuar tabloidi TMZ.
Pas vendimit të gjykatës, dyshja duhet të merret vesh për të drejtat mbi markën e Dr.Dre dhe ndarjen e parave nga perandoria në vlerë prej miliarda dollarësh.
Në muajin mars, avokatja e reperit, Laura Wasser, ka paraqitur dokumentet në gjykatë, duke kërkuar shkurorëzimin e Dr.Dre, me të cilat do ta deklaronte artistin zyrtarisht si beqar.
Sipas TMZ-së, ajo kërkesë është pranuar nga gjykata dhe Dr.Dre zyrtarisht është i shkurorëzuar para ligjit.
Sidoqoftë, nuk ka përfunduar krejt procesi i shkurorëzimit, Dre dhe Nicole po diskutojnë marrëveshjen e tyre martesore - të nënshkruar pak para dasmës së tyre në 1996 - ajo dëshiron që ajo të zhvlerësohet, ndërsa ai pretendon se marrëveshja mbrohet me ligj.
Kur Dre kërkoi nga gjykata ta shpallte beqar, dëshmoi se “akuzat e rreme për dhunë në familje” të bëra nga Nicole, e kanë shtyrë marrëdhënien e tyre në një rrugë të pakthim.
Ai gjithashtu ka dëshmuar se “ishte përpjekur të zgjidhte divorcin me Nicole që kur ajo bëri kërkesë në qershor të vitit 2020”, por ka pretenduar se ajo po e zvarrit procesin. Që kur Nicole bëri kërkesë për divorc në qershor të vitit të kaluar, ndarja e tyre është bërë gjithnjë e më e diskutueshme.
Në tetor, Dre akuzoi gruan e tij për sjellje kriminale kur e akuzoi për përvetësimin e 350 mijë dollarëve nga llogaria e tyre bankare.