Dr. Dre më në fund e ka finalizuar procesin e shkurorëzimit nga Nicole Young, pas një beteje të ashpër ligjore mes dyshes.
Reperi dhe producenti legjendar është pajtuar t’i paguaj ish-gruas së tij alimentacion në vlerë prej 100 milionë dollarëve. Gjysma e kësaj shume do të paguhet menjëherë, kurse gjysma tjetër do të bartet në llogarinë e Youngut pas një viti.
Kjo marrëveshje nënkupton se, Dre, do të ketë mundësi t’i mbajë shtatë prej pronave të çiftit, përfshirë këtu një pronë 100 milionë dollarëshe në Brentwood, dy shtëpi në Calabasas, një pronë në Malibu dhe katër shtëpi tjera në rrethinën e Los Angelesit.
Reperi i famshëm po ashtu do t’i gëzoj të drejtat e plota autoriale të muzikës së tij, aksionet që i posedon në kompaninë “Apple”, dhe të gjitha të ardhurat nga shitjet e produkteve “Beats by Dre”.
Sidoqoftë, Dre dhe Nicole do t’i ndajnë mes vete veturat që i posedojnë. Young gjithashtu do të mund t’i mbajë të gjitha stolitë, të hollat dhe llogaritë bankare që i kanë poseduar gjatë kohës sa ishin të martuar.
Dr. Dre dhe Nicole Young janë kurorëzuar në vitin 1996 dhe vendosën t’i dhënë fund martesës pas 24 vjetëve.
Ndërkohë, Dre, Eminem, Snoop Dogg, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar , pritet që së shpejti ta ndajnë skenën së bashku. Ata do të performojnë në finalen e Kampionatit të Futbollit Amerikan, “Super Bowl”, e cila zë vend në shkurt të vitit të ardhshëm.