Xavier Trudeau, djali 18-vjeçar i ish-kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, ka konfirmuar se ka takuar të dashurën e babait të tij, këngëtaren e njohur amerikane Katy Perry, dhe ka folur fjalë shumë pozitive për të.
Në një video të publikuar në Instagram, Xavier u shfaq pranë influencuesit G Hobs, ku po provonin “Afters Meal”, një bashkëpunim mes brendit OVO të Drake dhe McDonald’s. Gjatë bisedës, ai u pyet për “elefantin në dhomë”, pra për çështjen që të gjithë donin ta dinin: a e ka takuar Katy Perryn?
Xavier u përgjigj shkurt dhe qartë duke e lavdëruar atë.
“Ajo është cool, është e mirë. Folëm për orë të tëra për muzikën time. Më dha këshilla dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndjek”, ka thënë ai, ka raportuar FemaleFirst.
Perry dhe Trudeau u përfolën për herë të parë si çift verën e kaluar, kur u panë në një takim në Montreal, pak kohë pasi këngëtarja u nda nga aktori Orlando Bloom, babai i vajzës së saj pesëvjeçare, Daisy, në muajin qershor.
Edhe
Justin Trudeau dhe Katy Perry shijojnë pushimet romantike në jug të Francës
Më pas, në muajin tetor, ata u fotografuan duke u puthur në një jaht pranë brigjeve të Santa Barbaras.
Dalja e tyre e parë publike si çift ndodhi në shfaqjen “Crazy Horse” në Paris, ku festuan ditëlindjen e 41-të të këngëtares.
Në dhjetor, Perry e bëri lidhjen zyrtare në Instagram, duke publikuar fotografi dhe video intime nga një udhëtim në Japoni me Trudeaun. Në një nga fotot, çifti shfaqej i afërt në një selfie, ndërsa në një video tjetër duke darkuar dhe duke u parë me dashuri në sy.
Gjatë qëndrimit në Japoni, ku ajo ndodhej për turneun “Lifetimes Tour”, çifti u fotografua edhe gjatë një takimi me ish-kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe bashkëshorten e tij, Yuko.
Fumio Kishida shkroi në gjuhën japoneze: “Ish-kryeministri kanadez @JustinTrudeau vizitoi Japoninë me partneren e tij dhe na u bashkua mua dhe bashkëshortes sime për drekë. Gjatë kohës së tij si kryeministër, jemi takuar disa herë si liderë. Kur vizitova Kanadanë, punuam së bashku për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë hartimin e ‘Japan-Canada Action Plan’, duke punuar krah për krah. Jam i lumtur që vazhdojmë ta ruajmë këtë miqësi në këtë mënyrë”, pati shkruar Fumio Kishida.
Edhe
Perry e Trudeau shfaqen për herë të parë bashkë në tepihun e kuq në festivalin “Tribeca”
Edhe Justin Trudeau ndau të njëjtin mesazh, duke shtuar se ai dhe Perry ishin shumë të lumtur që patën mundësi t’i takonin.
“Katy dhe unë ishim shumë të lumtur që patëm mundësinë të uleshim me ju dhe Yuko-n. Faleminderit, Fumio, për miqësinë tuaj dhe për përkushtimin e vazhdueshëm ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, pati shkruar Trudeau.