Këngëtarja e njohur, Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kanë bërë debutimin e tyre të parë në tepihun e kuq si çift, gjatë premierës së filmit koncertal “Katy Perry: The Lifetimes Tour- Live From Paris” në kuadër të festivalit “Tribeca”.
Traileri i “Katy Perry: The Lifetimes Tour- Live From Paris”:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëngëtarja 41-vjeçare dhe 54 vjeçi, u shfaqën të buzëqeshur para fotografëve, ndërsa Trudeau qëndroi pranë saj teksa Perry takonte fansat dhe firmoste autografe.
Në një intervistë për revistën PEOPLE, Perry ka thënë se filmi i ri ndryshon shumë nga dokumentari i saj i vitit 2012, “Katy Perry: Part of Me”.

“Dokumentari fliste më shumë për jetën time, ndërsa ky është një përjetim i plotë koncertal në nivelin më të lartë për fansat. Gjithçka po bëj për fansat e mi, sepse ata më kanë mbështetur për më shumë se 18 vjet. Është një mënyrë e bukur për ta përmbledhur këtë rrugëtim”, ka thënë ajo.
Sipas raportimeve, Perry dhe Trudeau janë në lidhje prej afro një viti, pas ndarjes së këngëtares nga ish-i fejuari i saj, Orlando Bloom, me të cilin ka vajzën pesëvjeçare, Daisy Dove.
Trudeau ka dy djem e një vajzë me ish-gruan e tij, Sophie Gregoire.
Një burim i afërt me çiftin ka thënë për PEOPLE se prioriteti i tyre kryesor janë fëmijët.
“Për të dy, stabiliteti i fëmijëve është gjëja më e rëndësishme. Ata udhëtojnë sa herë që kanë mundësi për të kaluar kohë së bashku. E dinin që nga fillimi se marrëdhënia në distancë nuk do të ishte e lehtë”, ka thënë burimi.
Ai ka shtuar se Perry dhe Trudeau “kanë qenë të vendosur ta bëjnë këtë lidhje të funksionojë”, ndërsa këngëtarja “u afrua me të që në fillim, sepse ai tregoi interes të sinqertë ndaj saj”.