Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi thotë se është kryesisht e vërtetë që lufta me Iranin ia shkaktoi humbjen republikanëve

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pranuar se është “kryesisht e vërtetë në masë të madhe” që lufta me Iranin ia ka shkaktuar humbjen republikanëve të martën në zgjedhjet e mesmandatit, transmeton "BBC". 

Republikanët kanë humbur shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve. 

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, në një postim në rrjete sociale tha se lufta me Iranin është arsyeja e humbjes. 

“Arsyeja pse humbëm është lufta”, thotë ai. “Të gjithë e dinë pse humbëm”, vazhdon ai. “Dhe çdo diskutim i sinqertë për atë se si do të vazhdojmë tutje, duhet të fillojë pikërisht nga kjo”.

E Trumpit i është kërkuar ta komentojë postimin e Vancet, dhe ai ka thënë se është kryesisht e vërtetë kjo. 

“Është kryesisht e vërtetë”, thotë Trump. “Ajo bëri që çmimi i naftës të rritet paksa, në një afat të shkurtër”.

Megjithatë, lidhur me luftën, ai thotë se do të kishte vepruar sërish në të njëjtën mënyrë. Ai shton se ajo që i shqetësoi votuesit ishin çmimet e karburanteve, e jo vetë lufta.

Trumpi ndërkohë ka thënë se po të ishte ai në fletëvotime do të kishin fituar republikanët.