Showbiz

Katy Perry feston 41-vjetorin në Paris përkrah ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau

katty perry

Këngëtarja e njohur amerikane, Katy Perry, ka festuar ditëlindjen e saj të 41-të në “Crazy Horse Paris” të shtunën mbrëma, në shoqërinë e ish-kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau.

Fotot e siguruara nga TMZ treguan çiftin duke dalë nga kabareja franceze, dorë për dore dhe të buzëqeshur, me Perryn që kishte zgjedhur një fustan të kuq të ndezur, ndërsa Trudeau ishte veshur krejtësisht me të zeza.

Dyshja u përfol për një romancë gjatë verës, pasi u panë për herë të parë në një takim në Montreal, pak pas ndarjes së Katyt nga aktori Orlando Bloom në qershor. Ata u fotografuan sërish muajin e kaluar duke u puthur në një jaht pranë Santa Barbarës.

Burime për People kanë treguar se lidhja mes tyre “po zhvillohet ngadalë, por me shumë kimi dhe respekt të ndërsjellë”. Sipas burimit, të dy kanë interesa të përbashkëta, janë idealistë dhe pëlqejnë të diskutojnë tema serioze.

“Justin mendon se ajo është fantastike,” – shtoi burimi. – “Romanca e tyre ka pasur kohë të zhvillohet si në nivel miqësor e intelektual, ashtu edhe në atë romantik.”

Si Katy ashtu edhe Justin kanë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme – Perry është nënë e një vajze pesëvjeçare, Daisy, ndërsa Trudeau ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Sophie Grégoire. Të dy janë të vetëdijshëm se detyrimet familjare mund ta ngadalësojnë lidhjen, por, sipas burimeve, janë të gatshëm ta bëjnë të funksionojë.