Këngëtarja 41-vjeçare e muzikës pop dhe ish-kryeministri kanadez po shoqërohen prej disa muajsh, ndërsa çifti i famshëm po takohet “kur u jepet mundësia”.
Një burim i tha revistës People: “Justini po bën përpjekje të mëdha për ta takuar dhe ajo është e entuziazmuar për këtë”.
Katy u nda nga aktori i Hollivudit, Orlando Bloom, më herët gjatë këtij viti, ndërsa aktualisht po shijon lidhjen me Justinin, i cili u nda nga bashkëshortja e tij, Sophie Grégoire, në vitin 2023.
“Kjo është pikërisht ajo që i duhet tani”, ka thënë tutje burimi.
Dyshja së fundi u shfaqën për herë të parë publikisht si çift, teksa festuan së bashku ditëlindjen e Katyt. Më herët ishte raportuar se Justin Trudeau po e shijon shoqërinë e këngëtares pop.
“Ai tani është shumë më i lumtur. Streset janë reduktuar ndjeshëm. Dhe ai është i intriguar nga Katy. Argëtohen bashkë, qeshin shumë, flasin për gjithçka”.
Ndërkohë, një burim tjetër ka thënë më herët se Katy dhe Justin “kanë shumë gjëra të përbashkëta”.
Ata u panë së bashku në Montreal më herët gjatë vitit, dhe i njëjti burim u shpreh se mes tyre ekziston “një tërheqje”.
Burimi i tha People asokohe: “Janë të interesuar për njëri-tjetrin, por do të duhet kohë për të parë se ku do të shkojë kjo. Ajo po udhëton nëpër botë dhe ai po përpiqet të gjejë drejtimin në jetën e tij, tani që nuk është më kryeministër i Kanadasë, por ka një tërheqje. Kanë shumë të përbashkëta”.
Katy që është një nga këngëtaret më të suksesshme në botë dhe Justini ndajnë edhe dashurinë për muzikën.
Burimi shpjegoi: “Muzika është vetëm një nga gjërat që ata mund të ndajnë. Të dy janë idealistë dhe vazhdojnë të jetojnë në një botë ku besojnë se mund të sjellin përmirësime, edhe pse kjo është bërë më e vështirë”.
Katy konfirmoi përfundimin e fejesës me Orlandon në korrik, ndërsa Justin u nda nga bashkëshortja e tij dy vite më parë.
Burimi shtoi: “Përgjegjësitë e tyre personale mund ta ngadalësojnë këtë marrëdhënie, por ka mënyra për t’u takuar dhe njëkohësisht për të përmbushur detyrimet e tyre prindërore”.