Ditët e fundit në media po spekulohet rreth përfundimit të lidhjes së aktorit 44-vjeçar Bradley Cooper dhe partneres së tij 11-vjet më të re, modelistes ruse, Irine Shayk. Burimi i panjohur tha se një nga arsyet për këtë është qasja e ndryshme ndaj lidhjes. Bradley ka qenë gjithmonë i njohur për mosndarjen e jetës së tij private me publikun, ndërsa modelistja më shumë preferon të jetë më e hapur. Megjithatë, gjykuar nga fotot e fundit, çifti ka vendosur t’ia japë një mundësi të re dashurisë së tyre.
Ata u panë kohët e fundit në një shëtitje të përbashkët me vajzën e tyre dyvjeçare Lea de Seine, ndërsa paparacët e shënuan daljen e tyre me fotografi. Edhe pse të dy në fotografi kishin shprehje mjaft serioze të fytyrave, ata me këtë dalje të përbashkët mohuan se kanë vendosur të ndahen.
T’ju rikujtojmë, pas mbarimit të xhirimeve të filmit “A Star is Born”, publiku dyshoi se këngëtarja dhe aktorja Lady Gaga dhe Bradley Cooper janë në një lidhje romantike. Përkundër të gjitha spekulimeve, Lady Gaga nuk është arsye e ndarjes të njërit prej çifteve më të bukura hollivudiane, raporton MTO News. Aktori dhe bashkëshortja e tij për herë të fundit, para kësaj, u panë së bashku në ceremoninë e Oscar, ku filmi i lartpërmendur e fitoi Oscarin, shkruan KOHA Ditore.
Çifti duhej të shfaqej së bashku në MET Gala, por Irina eci e vetme në qilim të kuq. Por, pavarësisht nga të gjitha, çifti nuk u prononcua publikisht për lidhjen e tyre apo për problemet e supozuara me të cilat po ballafaqohen.