Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Bradley Cooper, filmi i të cilit është i nominuar nga akademia e filmit në shtatë kategori, pas ndarjes së çmimeve “Oscar”, thuhet se do të kalojë një natë të qetë me nënë e tij, shkrun Page Six.
Një burim i afërt me aktorin ka thënë se Cooper nuk do të shkojë në ndejën që organizohet pas ceremonisë nga VenityFair, por do të shkojë te nëna e tij që të kalojë një natë të qetë.
Një burim tjetër me herët kishte thënë se aktori po planifikon ta marrë nënë e tij, Glora Campano, në ceremoni.
Raportohet se ende nuk dihet nëse ndonjëri prej këtyre skenarëve do të ndodhë, pasi vet Cooper nuk ka konfirmuar një gjë të tillë dhe se gjithashtu nuk dihet nëse e dashura e tij, modelja, Gigi Hadid, do ta shoqërojë aktorin për të shkuar tek nëna. Çifti deri më tani e ka mbajtur lidhjen romantike larg syrit publik.
“Definitivisht lidhja e tyre po bëhet më serioze, po ju pëlqen shumë njëri-tjetri”, ka thënë një burim për Page Six.
Edhe
Bradley Cooper dhe Gigi Hadid ndezin thashethemet për martesë të fshehtë
Ndërkohë Cooper është shumë i lidhur edhe me ish-partneren e tij, supermodelen, Irina Shayk, me të cilën ka vajzën Lea De Seine.
“Urime filmit Maestro... shume krenare për babin e Leas”, pati shkruar Shayk kur filmi i Cooperit u shfaq premierë në Los Angelos.