Çifti i njohur i showbizit, Beyonce dhe Jay Z, po kalojnë pushimet e tyre në Kroaci, shkroi “Daily Mail” të shtunën.
Ata janë parë duke shijuar pushimet e tyre në një jaht luksoz 1.5 milion dollarësh në bregdetin dalmat.
Kohët e fundit Beyonce foli për marrëdhënien e trazuar me burrin e saj, duke e treguar përmes teksteve në albumin e fundit “Renaissance”.
Por, pushimi i tyre dëshmoi se lidhja po u ecën mirë.
Këngëtarja 40-vjeçare dukej sensacionale në fustanin e verdhë që theksohet edhe me disa pjesë rozë.
Jay Z dhe Beyonce po i shijojnë pushimet e tyre të verës në jahtin e quajtur “Faith”, me gjerësi prej 96.55 metrash, që aktualisht renditet në vendin e 59-të në listën e jahteve më të mëdhenj në botë.