Beyonce ka performuar të hënën në Dubai, me rastin e hapjes së një resorti të ri luksoz atje.
Kjo ishte performanca e parë “live” e divës së muzikës që nga viti 2018.
42-vjeçarja ka performuar disa prej hiteve të saj, para shumë të pranishmëve, përfshirë edhe shumë fytyra publike.
Ajo ka kënduar këngët “Crazy in Love”, “Beautiful Liar”, “Naughty Girl”, “Freedom”, “Spirit” dhe “Be Alive”. Nw skenw asaj iu bashkuan edhe vajza e saj Blue Ivy Carter dhe bashkwshorti, Jay-Z.
TMZ-ja ka raportuar të martën se për performancën e saj 60-minutëshe, Beyonce është paguar 24 milionë dollarë.
Përveç kësaj, ajo bashkë me familjen e saj kanë qëndruar në resortin “Atlantis The Royal Resort” për hapjen e të cilit u pagua që të performonte. Suita ku qëndroi ajo me fëmijët dhe bashkëshortin e saj në këtë resort kishte çmim prej 142 mijë dollarësh për natë, sipas raportimeve të Daily MaiL. Suita e cila kishte hapësirë prej 11 mijë metrash katrorë dhe ishte në katin e 22-të të resortit, përmbante katër dhoma gjumi, një kinema dhe pishinën e saj private.