Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Beyoncé mbajti koncert madhështor në Dubai

Beyoncé e ka mbajtur koncertin e parë live nga viti 2018, përpara një audience të përzgjedhur me rastin e hapjes së një resorti të ri luksoz në Dubai.

Performanca e cila zgjati 60 minuta dhe e bëri zbulimin madhështor të hotelit “Atlantis The Royal”, filloi me interpretimin e një coveri të hitit “At Last” të Etta Jamesit, përpara se Beyonce t’i kthehej hiteve të saja më të njohura si, “Halo” dhe “Crazy in Love”. Në një moment të veçantë për publikun, këngëtarja u shoqërua në skenë nga vajza e saj, Blue Ivy.

Ylli amerikan i muzikës e përmbylli koncertin në mënyrë spektakolare me këngën, “Drunk in Love”. Më pas publiku e shijoi një spektakël të fishekzjarrëve.

Organizatorët kanë bërë të ditur se ndër personat e famshëm që ishin të pranishëm në koncert ishin, Kendall Jenner, Chloe x Halle, Liam Payne dhe Rebel Wilson.