Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Fillon turneu botëror i superyllit Beyonce me koncert në Stockholm

Turneu i shumëpritur i Beyoncés, “Renaissance World Tour”, filloi të mërkurën mbrëma me një koncert ekstravagant në arenën “Friends” në Stockholm të Suedisë.

Super ylli i muzikës i befasoi fansat me koreografi fantastike në skenë, përfshirë këtu vallëzimin me dy krahë robotik, një kontribut muzikor për pop-këngëtaren Britney Spears dhe shumë më tepër.

Ajo po ashtu nuk i zhgënjeu të pranishmit me listën e këngëve të interpretuara. Koncerti i përfshiu gjithsej 37 këngë nga periudha të ndryshme të karrierës së saj të pasur, sigurisht me fokus të madh në albumin e vitit 2022, “Renaissance”.

Nata e parë e turneut botëror të këngëtares i përfshiu 16 këngët e albumit të ri, tri hite nga albumi i kaluar, “Dangerously in Love”, tri këngë nga albumi “B’Day” i publikuar në vitin 2006, një këngë nga albumi, “I Am… Sasha Fierce”, pesë kënga nga albumi “4”, tri nga “Beyonce”, album ky i publikuar në vitin 2013’ dhe dy këngë nga albumi i vitit 2016, “Lemonade”. Ajo po ashtu i interpretoi disa prej hiteve të grupit “Destiny’s Child”, dhe disa prej bashkëpunimeve të saj më të njohura për publikun.

Turneu botëror “Renaissance” do të vazhdojë nëpër Evropë deri më 9 korrik, me koncerte në qytete të tilla si, Londra, Barcelona, Brukseli dhe Amsterdami, para se të vazhdojë për dy performanca të caktuara në Toronto. Turneu më pas zhvendoset në Shtetet e Bashkuara, duke filluar me një koncert në Philadelphia, për të vazhduar tutje në qytete si, Chicago, Atlanta, Houston dhe të tjerë. Koncerti i fundit do të mbahet më 27 shtator në New Orleans.

{gallery}