Diva amerikane, Beyonce, do ta mbajë koncertin e parë në pesë vjetet e fundit.
Superylli 41-vjeçar, e cila në fillim të vitit e lansoi albumin e shtatë të incizuar në studio, “Renaissance”, nuk ka performuar në një koncert nga viti 2018, por besohet se tani është duke u bërë gati ta organizojë një koncert një orësh në hotelin luksoz “Atlantis, The Palm” në Dubai, më 21 janar të vitit të ardhshëm.
“Beyonce është angazhuar të performoj në hotelin glamuroz ‘The Palm’, si pjesë e një ngjarjeje madhështore. Së fundmi, udhëheqësit e këtij hoteli i kanë organizuar disa performanca të yjeve botëror, përfshirë këtu edhe pop këngëtaren australiane, Kylie Minogue, e cila është angazhuar të performojë në natën e Vitit të Ri”, deklaroi një burim për gazetën “The Sun”.
Është bërë e ditur se ftesat tashmë janë dërguar për ngjarjen në fjalë, dhe ylli i hitit “Crazy in Love” ka bërë marrëveshje prej 20 milionë dollarësh për këtë koncert. Pritet që në mesin e mysafirëve të ftuar në koncert të jenë edhe disa personalitete të famshme.
Ky do të jetë shou i parë live i Beyonces, nga performance e saj në kuadër të festivalit “Global Citizen” në Johannesburg në vitin 2018.