Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Beyonce shkëlqen gjatë koncertit në Los Angelos

Beyonce të shtunën ka mbajtur koncert në Los Angelos, në kuadër të turit të saj botëror “Renaissance”.

Ajo edhe një herë mbushi stadiumin e madh “SoFi”. Beeyonce, për muajin e fundit të turneut të saj spektakolar, u ka kërkuar pjesëmarrësve të vishnin rroba të shndritshme argjendi, shkruan AP.

Pjesëmarrës në këtë koncert ishin edhe shumë të famshëm, përfshirë Viola Davis, Issa Rae, Tracee Ellis Ross, Gabrielle Union, Dwyane Wade dhe Kelly Rowland.

Disa prej tyre po merrnin pjesë në koncert për natën e dytë rresht, për të parë një tjetër shfaqje verbuese nga e pazëvendësueshmja Beyonce, e cila sot më 4 shtator feston ditëlindjen e saj të 42-të. Të hënën është nata e fundit e qëndrimit të saj në Inglewood, Kaliforni, në tri koncerte rresht.

Princi Harry dhe gruaja e tij Mega Markle shkuan ta shohin Beyoncen duke performuar të premten mbrëma. Në atë shfaqje për ta parë superyllin shkuan edhe Pedro Pascal, Keke Palmer, Sofia Vergara, Brie Larson, Offset dhe Kris Jenner.

Edhe Beyonces i vidhen disa këngë të papublikuara Showbiz Beyonces i vidhen disa këngë të papublikuara

Beyonce e ktheu perfromancën në një festë vallëzimi.

Vallëzimit të saj, pothuajse gjatë gjithë natës iu bashkuan edhe shumica e pjesëmarrësve.

(Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi)

VIDEO:

https://twitter.com/i/status/1697979812961210532

Edhe Beyonce ndalon shfaqjen pas një defekti të frikshëm teknik Showbiz Beyonce ndalon shfaqjen pas një defekti të frikshëm teknik

VIDEO: