Këngëtarja me famë botërore, Beyonce, ka kryesuar arkat filmike gjatë vikendit.
Filmi i saj i ri që flet rreth realizimit të albumit të saj të fundit “Reinaissance” dhe tregon peripecitë e realizimit të punës së saj, ka korrur sukses të madh, raporton The Guardian.
Ky film ka arritur të grumbullojë plot 21 milionë dollar nga shitja e biletave, ka bërë të ditur të dielën, AMC Theatres.
Pas “Ditës së Falënderimeve”, në fillim të dhjetorit arka filmike është gjithmonë e ngadaltë, por “Renaissance” sfidoi shanset. Duke mos llogaritur inflacionin, është hera e parë që një film hapet me mbi 20 milionë dollarë këtë fundjavë në 20 vjetët e fundit (që nga filmi “The Last Samurai).
Beyonce shkroi, drejtoi dhe prodhoi “Renaissance”, film i cili është i fokusuar në turneun për albumin e saj fitues të çmimit “Grammy”. Ky film debutoi në 2,539 teatro në SHBA dhe Kanada, si dhe në 94 territore ndërkombëtare, ku fitoi 6.4 milionë dollarë nga 2,621 teatro.
Teatrot “AMC”, shkruan një deklaratë falënderuese për yllin e muzikës.
"Në emër të ‘AMC Theatres Distribution’ dhe të gjithë industrisë teatrore, ne falënderojmë Beyoncen për sjelljen e këtij filmi të pabesueshëm për fansat e saj. Ta shohësh atë të flasë me fansat dhe me kritikët e filmit në një fundjavë që shumë në industri zakonisht e neglizhojnë, është një dëshmi e talentit të saj të pamasë, jo vetëm si një interpretuese, por si një producente dhe regjisore”, ka thënë Elizabeth Frank, zëvendëspresidente ekzekutive e AMC Theatres të programeve mbarë-botërore.
Ani pse “Renaissance” nuk iu afrua debutimit prej 92.8 milionë dollarësh të këngëtares Taylor Swift, me filmin “The Eras Tour” në tetor, është prapë se prapë një fillim shumë i mirë për një film që shfaq punën e bërë gjatë koncerteve. Askush nuk priste që “Renaissance” të përputhej me filmin “The Eras Tour”, i cili po përfundon shfaqjen e tij teatrale së shpejti me mbi 250 milionë dollarë në botë. Përpara Swiftit, debutimet më të mëdha të filmave të koncerteve (titujt e mbajtur nga këngëtarja Miley Cyrus dhe këngëtari Justin Bieber me filmat e tyre të vitit 2008 dhe 2011) nuk e kishin tejkaluar shumën e pajustifikuar prej 32 milionë dollarësh.