Beyonce zbuloi të dielën se me 1 dhjetor do të lansojë një film për koncertin e saj “Renaissance 2023”, raporton Variety.
Titulli formal i filmit është "Renaissance: Një film nga Beyonce". Biletat për filmin kanë dalë në shitjet në zinxhirët e teatrove duke përfshirë AMC, Regal dhe Cinemark.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Kur jam duke performuar, nuk jam gjë tjetër veçse e lirë", thotë Beyonce në një nga pamjet që do të përmbajë filmi.
Qëllimi i saj për këtë turne ishte të krijonte një vend ku të gjithë janë të lirë dhe askush nuk gjykohet.
Beyonce lansoi trailerin në Instagramin e saj.
Në trailer shihet Beyonce duke bërë prova me vajzën saj Blue Ivy. Aty shihen edhe binjaket Sir dhe Rumi me babanë e tyre Jay-Z.
Beyonce finalizoi një marrëveshje për filmin me gjigandin e shfaqjeve AMC Theatres.
Burime të brendshme thanë se filmi do të përfshijë pikat kryesore nga turneu botëror Renaissance 2023, videot e shumëpritura xhiruar për albumin vizual "Renaissance" dhe një film i stilit dokumentar që shfaq regjistrimin e albumit dhe turneun.
Filmat e mëparshëm të koncerteve nga Beyonce përfshijnë: "I Am... Yours," filmuar live në Wynn Casino të Las Vegasit në vitin 2009; Projekti HBO 2013 "Life is But a Dream," një rrëfim i amësisë së re të përzier me shfaqje live nga performanca e saj e madhe në “Revel Casino “ të Atlantic Cityt, dhe "Homecoming" të Netflix, fenomeni kulturor i cili kapi setin kryesor “Coachella 2018” të Beyonce.