Showbiz

Beyonce prezanton sekuenca të trailerit të filmit “Renaissance”

Në ditën e falënderimeve, fansat janë ndier falënderues pasi Beyonce nxori disa skena të trailerit të filmit të saj “Reinnaisance: A Film Beyonce”, raporton CNN.

“Është Beyoncé që ju uron juve dhe familjes suaj një ‘feste të falënderimeve’ shumë të lumtur”, ka thënë ajo në një klip hyrës përpara se të shfaqeshin skenat nga traileri.

Aty u shfaq këngëtarja e hitit “Break My Soul” dike i mësuar vajzës së saj 6-vjeçare Rumi një “truk” për të parë përmbajtjet cilësore të videove me telefon celular, duke i thënë se duhet ta kthejë atë anash.

Pastaj aty shihet Rumi që e dëgjon nënën dhe pasi ta kthejë telefonin anash e sheh fituesen e çmimit “Grammy” më mirë.

“Nuk kam asgjë për t'i vërtetuar askujt tani. Ne po krijojmë botën tonë, ky është shpërblimi im. Askush nuk mund të ma marrë këtë”, ka thënë Beyoncé në trailer, ndërsa shfaqen klipet e këngëtares.

Në film bëhet fjalë për synimet e Beyoncés, punën e madhe që bën duke u përfshirë në çdo aspekt të prodhimit, mendjen e saj krijuese dhe qëllimin që ka për të krijuar trashëgiminë dhe për të zotëruar zanatin e saj.

Beyoncé përfundoi turneun e saj botëror “Reinaissance” muajin e kaluar dhe njoftoi se do të nxjerrë filmin e koncertit më 1 dhjetor, biletat e të cilit janë në shitje tani.