Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Beyonce ndalon shfaqjen pas një defekti të frikshëm teknik

Beyonce

Superylli i muzikës Beyonce u detyrua ta ndërpriste koncertin e saj për disa çaste, pasi gati sa nuk u rrëzua nga një makinë që po mbahej në ajër nëpërmjet kabllove, raporton “Female First”. 

Këngëtarja 43-vjeçare po performonte të shtunën në koncertin e saj të parë në stadiumin “NRG” në Houston, Teksas, nga dy sa i kishte planifikuar aty në kuadër të turneut Cowboy Carter,  kur si rezultat i një defekti teknik vetura nisi të anohej në ajër. 

Beyonce, e cila po mbahej për një nga kabllot, ishte duke kënduar këngën “16 Carriages” kur ndodhi incidenti. 

Ajo nisi të thërriste: “Ndalo, ndalo, ndalo, ndalo, ndalo”. 

Muzika u ndërpre dhe vetura u ul poshtë gradualisht, ndërsa Beyonce i buzëqeshi turmës në fund. 

Edhe Beyonce thyen rekord me turneun “Cowboy Carter” Showbiz Beyonce thyen rekord me turneun “Cowboy Carter”

“Faleminderit të gjithëve për durimin tuaj”, tha Beyonce. 

Beyonce u largua shkurtazi nga skena, pasi makina u ul, përpara se të kthehej e ta përfundonte performancën. 

“Nëse ndonjëherë bie e di se ju do të më kapni”, i tha ajo turmës. 

Nuk është problemi i parë teknik që Beyonce ka përjetuar gjatë turneut të saj “Cowboy Carter”. 

Edhe “Cowboy Carter” i Beyonces, turneu solo më fitimprurës i vitit Showbiz “Cowboy Carter” i Beyonces, turneu solo më fitimprurës i vitit

Ajo ishte në rrezik të goditej nga rekuizitat robotike gjatë koncertit në stadiumin “SoFi” në Kaliforni. 

Pati probleme teknike edhe gjatë një koncerti në Londër muajin e kaluar.