Showbiz

Beyonce dhe Jay-Z po qëndrojnë në jahtin superluksoz në Detin Mesdhe

Derisa fansat janë zhgënjyer që nuk e kanë parë Beyoncen në ngjarjen e madhe të modës “Met Gala” që u mbajt më 13 shtator në New York, këngëtarja amerikane po shijon pushime me familjen e saj si kurrë më parë.

Siç raporton Forbes, Beyonce bashkë me bashkëshortin Jay-Z dhe tre fëmijët e tyre Blue Ivy, Rumi dhe Sir, janë duke qëndruar në jahtin superluksoz “Flying Fox”, në detin Mesdhe, në Evropë.

Image

Fituesja e shumëfishtë e çmimeve “Grammy”, ka nisur pushimet me rastin e ditëlindjes së saj më 4 shtator, kur edhe mbushi plot 40 vjet.

Sipas Forbesit, jahti për të cilin disa herë ishte raportuar që i përket themeluesit të Amazonit Jeff Bezos, kushton 4 milionë dollarë për një javë qëndrim, ndërkohë që ndërtimi i tij ka kushtuar 400 milionë dollarë.

Pavarësisht se kujt i përket jahti, ai qe një kohë është “okupuar” nga çifti i famshëm amerikan, të cilët po udhëtojnë përreth Italisë dhe Francës.

Image