Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Katy Perry dhe Orlando Bloom bashkë në jahtin e Jeff Bezosit

Katy Perry dhe Orlando Bloom

Katy Perry dhe Orlando Bloom

Foto: Associated Press

Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, dhe ish-partneri i saj, aktori Orlando Bloom, janë parë bashkë në jahtin e biznesmenit Jeff Bezos në Itali.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

The Cut ka raportuat se ish-çifti, është po kujdeset për të bijën, për të cilën, pas ndarjes, ata kanë deklaruar se është prioritet.

Perry dhe Bloom, të cilët së fundmi konfirmuan ndarjen përmes një deklarate të përbashkët nga përfaqësuesit e tyre, u fotografuan të shtunën duke kaluar kohë me vajzën e tyre Daisy në jahtin “Koru” të Bezosit.

Në fotot e publikuara nga Page Six, ata duken të relaksuar, duke luajtur me vajzën, duke notuar dhe duke kaluar mjaft mirë në jaht.

Një fotografi e turbullt tregon se aty ndodhej edhe vetë Bezos me bashkëshorten e tij, Lauren Sánchez.

Ky udhëtim vjen pak kohë pasi Perry, e cila është mike e ngushtë me Sánchez, nuk mundi të merrte pjesë në dasmën madhështore disaditore të çiftit për shkak të turneut të saj në Australi.

Ndërkohë Bloom ishte i pranishëm në festë dhe thuhet se ka kaluar një natë të gjatë duke festuar me yllin Tom Brady.

Por në jaht, ai ishte sërish në rolin e babait të përkushtuar, duke luajtur me Daisyn dhe dukej i qetë në shoqërinë e Perryt.

“Katy dhe Orlando prej disa muajsh kanë qenë në një proces të transformimit të marrëdhënies së tyre, për t’u fokusuar tek bashkëprindërimi”, thuhej në deklaratën e përbashkët që ka bërë çifti për ndarjen.