Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Miranda Kerr bashkë me Orlando Bloomin dhe Katy Perryn për ditëlindjen e vajzës së tyre

Miranda Kerr

Miranda Kerr

Foto: Associated Press

Modelja australiane Miranda Kerr ka treguar se ka marrëdhënie të shkëlqyera si me ish-bashkëshortin e saj, Orlando Bloom, si dhe me këngëtaren Katy Perry. Edhe pse Bloom dhe Perry konfirmuan ndarjen e tyre këtë verë, ata u panë bashkë fundjavën e kaluar për të festuar ditëlindjen e vajzës së tyre, Daisy, e cila mbushi pesë vjet.

“Unë i pashë të dy gjatë fundjavës. Po festonim ditëlindjen e Daisyt. Jemi një familje e madhe dhe e lumtur. Katy është e mrekullueshme, e dua. Dhe Orlando, sigurisht”, ka thënë Kerr në emisionin australian KIIS FM “Kyle and Jackie O Show”, ka raportuar FemaleFirst.

Modelja e brendit të njohur “Victoria’s Secret”, e cila ka edhe një djalë 14-vjeçar, Flynn, me Bloom, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së qetësisë pas ndarjes, sidomos kur janë fëmijët në mes.

“Nëse mban armiqësi, i bën keq vetëm vetes”, u shpreh ajo.

Bloom 48 vjeë dhe Perry 40 vjeçe e konfirmuan ndarjen në muajin korrik, pas dhjetë vjetësh bashkë.

Ata patën deklaruar se do të vazhdojnë të shihen bashkë si familje, pasi prioriteti i tyre i përbashkët është, dhe gjithmonë do të mbetet, rritja e vajzës me dashuri, stabilitet dhe respekt të ndërsjellë.

Edhe Orlando Bloom në lidhje të re pas ndarjes nga Katy Perry Showbiz Orlando Bloom në lidhje të re pas ndarjes nga Katy Perry

Pas ndarjes, disa fansa u hutuan kur ish-çifti u shfaq bashkë në fotografi pushimesh të publikuara nga Bloom në Instagram, duke ngritur dyshime për ribashkim.

Por, në një deklaratë të përbashkët për Page Six më 3 korrik, ata shpjeguan se kishin kaluar “shumë muaj” duke e transformuar marrëdhënien e tyre drejt bashkëprindërimit.

“Në një pikë, ata duhej të pranonin se është më mirë për Daisy që t’i shohë prindërit e saj veç, në mënyrë që të mos rritet duke ndier tensionin dhe armiqësinë. Ata janë aty për Daisyn dhe kanë qenë gjithmonë. Daisy është engjëlli i tyre, dhe duan ta mbrojnë nga çdo gjë e keqe”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për revistën People.