Beyonce dhe Jay-Z kanë blerë një rezidencë në Malibu për 200 milionë dollarë. Me këtë vlerë, çifti theu rekordin paraprak të çmimit të shtëpive në Kalifornia.
TMZ ka raportuar se kjo është shtëpia më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në Kalifornia. Para saj, shtëpia më e shtrenjtë ishte ajo e Marc Andreessen, me 177 milionë dollarë.
Rezidenca 200 milionëshe ka një pamje të bukur nga deti. Kompleksi është në formën e L-së dhe oborri i madh ka një pishinë. Shtëpia me mure të larta dhe shumë hapësirë, ishte dizajnuar nga arkitekti japonez Tadao Ando.
Ando është i njohur për strukturat unike në Azi, Evropë dhe Amerikën Veriore.
Që kur artistët, Beyonce dhe Jay-Z, u lidhën më 2008, kanë investuar në një numër pronash të ndryshme. Ata kishin dhe shitën shtëpi në New York, New Orleans, Miami, Los Angeles, etj.
-
Pamje nga rezidenca e mahnitshme e Beyonces dhe Jay-Z
-
Kanye West po e shet shtëpinë në Malibu
-
Zbulohet pagesa që iu bë Beyonces për performancën 1-orëshe në Dubai
-
Kylie Jenner dhe Travis Scott po shesin një vilë në Beverly Hills, kushton mbi 20 milionë dollarë
-
Beyonce e Jay Z zgjedhin Kroacinë për t’i kaluar pushimet e verës