Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kanye West po e shet shtëpinë në Malibu

Shtëpia e reperit të njohur me famë botërore, Kanye West, është listuar për shitje në listën e Jason Oppenheimit, ylli i shitjeve në seritë “Selling Sunset”, për 53 milionë dollarë.

West pronën e kishte blerë për 57 milionë dollarë, pak më shtrenjtë se që po e shet.

Të gjitha dhomat e kësaj shtëpie kanë pamjen kah Oqeani Paqësor.

Oppenheim i ka thënë revistës “People” se ai e ka hequr të gjithë interierin e shtëpisë pasi dëshiron ta bëjë të mundur një rimodelim komplet për blerësin potencial.

Shtëpia është projektuar nga arkitekti me nam, japonezi Tadao Ando. Ajo ka 4000 metra katrorë hapësirë të brendshme si dhe 1500 metra katrorë hapësirë të jashtme.

Oppenheim ka thënë se është privilegj të ketë në listën e shitjes një pronë të projektuar nga arkitekt si Ando, që projektoi edhe pronën e yjeve Jay-z e Beyonce në Malibu, e që kap vlerën e 200 milionë dollarëve.